Dëmton linjat teksa kryente punime në garazh, ja sa abonentë lë pa drita në Tiranë

Shares

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një person po kryente punime në garazhdin e pronës së tij, por ka dëmtuar linjat e OSHEE duke lënë pa drita për afro 20 minuta 2500 abonentë.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, kur Astrit Kërçiku, i cili po punonte në ambientin e tij privat për rregullimin e dritares në garazhdit ka dëmtuar kabllot që kishin lidhje me 17 kabina, duke lënë pa energji elektrike rreth 2500 abonentë të zonave nga “Rruga e Elbasanit”, përballë Ambasadës Amerikane, duke vijuar më tej pranë zonës së ish-stadiumit “Qemal Stafa”, dhe deri te Garda e Republikës, pranë Liqenit.
OSHEE, mori menjëherë masat duke marrë energji nga një lidhje tjetër unazore, dhe rikthimin e energjisë elektrike brenda 20 minutash.
Ndaj Astrit Kërçikut u bë kallëzimi në polici, për të vijuar më tej hetimet.
OSHEE vijon t’u bëjë thirrje si firmave private, ashtu edhe individëve të bëjnë kujdes për punimet që kryejnë, për të evituar çdo incident të mundshëm me pasoja të larta për kompaninë dhe abonentët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...