Stafi i Trump në Tiranë, takime dhe konsulencë me drejtues të PD

Shares

Një grup ekspertësh nga stafi elektoral i Donald Trump erdhën në Tiranë vetëm pak ditë pasi Trump fitoi Presidencën amerikane.

Vizita u organizua nga një prej zyrtarëve të PD, Enri Ceno i cili edhe menaxhoi takimet e tyre në Tiranë.

“Dua të ndaj me ju mirënjohjen për të gjithë miqtë që ndoqën takimin e Tiranës me ekipin organizues të fushatës presidenciale të Donald J. Trump. Miqtë nga Amerika na treguan se duhet guxim për të shpresuar po aq sa duhet përgatitje për ta merituar fitoren. U jam mirënjohës të ftuarve amerikanë për thjeshtësinë e mesazhit të tyre, për

kohën që morën nga familjet dhe punët e tyre për tu njohur me sfidat e vendit tonë.

Zoterinjte Michael Biundo, Andreë Boucher, Shannon Burns, Kory Ëood, Derek Dufresne, i njoha para disa vitesh ne aktivitetet e Konventës së Republikanëve ne SHBA. Pas ftesës së tyre pata nderin të isha pjesë aktive e fushatës në terren me komunitetin shqiptar si dhe mbështetës i zbatimit të strategjisë politike për zgjedhjen e Presidentit Trump”, shkruan Ceno.

Në vijim ai thotë se ndihet i lumtur që organizoj vizitën e parë zyrtare të një delegacion amerikan në përbërje të fushatës Trump në Shqipëri.

“Në Tiranë diskutuam aspektet e përgatitjes së një fitoreje të vështirë. Një fitore që mund të arrihet edhe kur ke kundër mediat kryesore, spekulantët financiarë ndërkombëtarë, dhe oligarkët partiakë të shkëputur nga njerëzit. Ne mund të fitojmë nëse mund të bindim shqiptarët se mund të na besohet ndryshimi. Në Shtetet e Bashkuara ndryshimi po vjen.

Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ta sjellim atë edhe në Shqipëri”, thekson Enro Ceno.

Gjatë qëndrimit të stafit elektoral në Tiranë mësohet se ata janë takuar edhe me kryetarin e PD, Basha si dhe me ish-Kryeministrin Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...