Shqipëria me shpejtësinë më të ulët të internetit, kompanitë me fitimet më të mëdha

Shares

Shqipëria lë pas vetëm Malin e Zi për nga shpejtësia e ulët e internetti ndërkohë kompanitë që e shesin atë grumbullojnë fitime të mëdha.

Edhe Kroacia, pavarësisht se është një vend i BE-së, vuan nga ky nivel i ulët. Madje kjo ka qenë edhe një çështje e diskutuar nga Parlamentin kroat, duke qenë se është një objektiv i kërkuar nga Bashkimi Europian. Vendi arrin të lërë pas për nga shpejtësia e internetit vetëm Shqipërinë dhe Kosovën, sipas monitor.al.

Bashkimi Europan që nga maji 2015 ka miratuar një strategji në lidhje me krijimin e një tregu të vetëm dixhital (Digital Single Market), sipas të cilit deri në vitin 2020 do t’i jepet çdo qytetari europian akses për internet me shpejtësi 30 Mbps. Në anën tjetër do të garantohet ofrimi i shërbimit 5G për çdo kryeqytet të shteteve anëtare të BE-së deri në 2020-n.

Shqipëria ka futur në përdorim rrejtin 4G. Por kompanitë e komunikimit në Shqipëri e kanë funksional këtë cilësi transmetimi vetëm brenda unazës së Tiranës. AKEP nuk ka një sistem kontrolli mbi kompanitë që sigurojnë internetin dhe tregu nuk është më në funksion të qytetarëve që paguajnë tarifa të kripura për të pasur linja interneti.

Renditja e disa vendeve të rajonit

Në shkallë botërore, Europa renditet ndër kontinentet që zbaton një shpejtësi të lartë sa i përket internetit falë tregjeve të hapura, infrastrukturës dhe përpjekjeve për kërkime në teknologji. Disa nga shtete me shpejtësi të madhe të internetit gjenden në Europë. Suedia është ndër këto vende me shpejtësi mesatare ndërlidhjeje 17.5 Mpbs.

Ndërsa vendet me shpejtësi më të ulët të internetit në Europë janë:

5 – Bjellorusia

Shpejtësia e internetit: 6Mbps

4 – Bosnjë dhe Hercegovina

Shpejtësia e internetit: 5.7 Mbps

3 – Kroacia

Shpejtësia e internetit: 5.5 Mbps

2 – Shqipëria

Shpejtësia e internetit: 5 Mbps

1 – Mali i Zi

Shpejtësia e internetit: 4.6 Mbps

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...