Senati italian ka miratuar sot “ligjin e stabilitetit” që rregullon edhe industrinë e call centers.
Një pikë që dëmton shumë biznesin e tyre që ndodhet jashtë Italiën ën vendet që nuk janë anëtare të BE-së është njoftimi i origjinës së telefonatës.
Qytetarët që telefonohen duhet t’u bëhet i ditur nga cili vend po telefonohen dhe nëse vendi në fjalë nuk është pjesë e BE-së.
Nëse ky rregull shkelet atëherë rrezikohet një gjobë prej 150 mijë euro.
Ky është një moment që pritet të dobësojë këtë industri në Shqipëri duke i ulur asaj fitimet për shkak se do me vendin e origjinës së telefonatës mund të dekurajohen blerësit në Itali.
Ndërkaq ligji i ri italian i propozuar nga ministria e Punës, parashikon edhe rregulla strikte për ata që zhvendosin ndërmarrjen nga Italia në një vend tjetër.
Për këtë parashikohet që të vihen në dijeni autoritetet italiane para një veprimi të tillë, pasi në të kundërt bizneset rrezikojnë gjobë mbi 150 mijë euro.
Në nenit 35 të ligjit thuhet se “kur një aktivitet call center zhvendoset jashtë vendit në një territor që nuk është vend anëtar i BE, duhet të njoftojë të paktën 30 ditë përpara transferimit Ministrinë e Punës, Inspektoratin Kombëtar të Punës, Ministrinë e Ekonomisë si dhe të bëjë publike numrat për kujdesin ndaj publikut”.
Ky ligj është pritur me ankth në Shqipëri pasi sipas INSTAT numërohen25 mijë të punësuar në call center, në 847 ndërmarrje.
Qeveria nisi pak ditë më parë një letër drejtuar qeverisë italiane në lidhje me ligjin, por përpjekjet e qeverisë ishin të vonuara.
Nuk pati asnjë kontakt me senatin italian nga ana e Shqipërisë duke vënë në rrezik punën për një numër të madh të rinjsh kryesisht studentë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












