Senati italian voton pr/ligjin e buxhetit me 166 vota pro, kusht ky i vendosur nga Presidenti i vendit Serxho Matarela për të zhbllokuar dorëheqjen e kryeminitrit italian Mateo Renzi.
Për buxhetin votuan kundër 70 ligjvënës, ndërsa një abstenoi.
24 orët e ardhshme do të jenë deçisive për të kuptuar çfarë drejtimi do të marrë kriza politike e shkaktuar pas fitores së kampit kundër në referendumin kushtetues të propozuar nga Renzi.
Mateo Salvini, sekretar i Ligës së Veriut kërkoi votim të mënjehërshëm të ligjit elektoral ose në të kundërt do tiu bëjnë thirrje italianëve të dalin në shesh.
“Nuk mund të talleni me 32 milionë italianë që kanë votuar kundër në referendum” ka thënë Salvini, duke shtuar se përgjegjësit e kësaj situatë të jashtëzakonshme sipas tij janë Renzi, Matarela dhe Napoletano.
Pas votëbesimit që do të mbahet në orën 14.30 minuta, vëmendja do të përqëndrohet tek Partia Demokratike, e cila do të mblidhet për të vendosur zgjidhjen që do ti prezantojnë presidenti Matarela në momentin kur të nisin konsultat.
Nëse në Itali do të ketë zgjedhje të parakoshme apo qeveri teknike, kjo do të vendoset gjatë ditëvë në vijim, teksa në fillim duhet të kalojë ligji i buxhetit dhe të dorëhiqet Renzi.
Sipas burimeve të parlamentit italian, të cituara nga Reuters, Renzi do të japë dorëheqjen të premten.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












