Uniformat e reja të Policisë, kanë dalë një mashtrim i madh. Mashtrimi nuk lidhe aq me kohën, 9-mujore, nga “ngjizja” deri te ardhja e tyre nga Turqia, se sa te masat e tyre.
Denoncimi vjen nga “oficeri dixhital”, i cili sjell si shqetësim, masat e mëdha 56 – 58, të cilat për ti rregulluar te rrobaqepësi, duan 15 – 20 mijë lekë (të vjetra). Më problem e kanë policet femra, uniformat e të cilave nuk i marrin përsipër rrobaqepësit.
Nga ana tjetër edhe këpucët janë shqetësim më vete, numri më i vogël i të cilave është 41.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Oficeri dixhital denoncon

– Policet detyrohen t’ju paguajne rrobaqepseve per regullimin e saj, 15-20 mije leke te vjetra
– kurse per grate police rrobaqepesit nuk e marrin persiper rregullimin
– problem i madh mbeten kepucet pasi nr me i vogel i tyre eshte 41. sb
“Persh. z. Kryetar. Se pari ju uroj shendet. Jam D. G., punonjes Policije ne strukturen e p. e pergjithshme Shkoder , du tju informoj me pergjegjsi te plot rreth nje problemi mjaft konkret rreth uniformes se re , ajo u shpernda nje pjes ju ra taman por shumica ju ka ren shum e madhe numra 56_58 jemi detyruar te paguajm 15-20 mi lek te vjeter per ti rregulluar por halli ma i mall qendron tek Femra se rrobaqepset ne Shkoder nuk marrin persiper rregudhimin e tyre, problem tjeter per ne dhe kepucet pasi numri ma i vogel i tyre esh dyzet e njeshi ju flm respekte”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












