Shkon i dehur në shtëpi, dhunon gruan e veprime të turpshme me vajzën e mitur

Shares

Një tjetër burrë është arrestuar sepse në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e tij dhe pasi ka dhunuar gruan, ka nisur të bëjë veprim të turpshme me vajzën e tij vetëm 10 vjeçe.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 minuta. Stefan P., mësohet se kishte shkuar në i dehur në shtëpi dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij, M. P., dhe më pas me vajzën e tij vetëm 10 vjeçe ka nisur që të bëjë veprim të turpshme. Gjithashtu ,vajza e mitur ka deklaruar përpara Oficerëve të Policisë dhe Psikologes se i ati i saj vazhdimisht kryente veprime të turpshme, duke i treguar organet e tij gjenitale.

Policia ka marrë një telefonatë nga gruaja e cila ka kërkuar ndihmë. Menjëherë është shkuar në banesën ku po ndodhte ngjarja, në zonën e Kombinatit dhe është vënë në pranga Stefan P.
Ndaj gruas dhe vajzës është lëshuar një urdhër-mbrojtje i menjëhershëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...