Ruan punën në doganë po spiunove lagjen

Shares

Qytetari dixhital ka denoncuar një mënyrë të re presioni për të punësuarit në vende të tilla si doganat. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh të rrallë nga një doganier.

“Pershendetje doctor dhe urime per festen e Flamurit dhe te clirimit!

Me kete rast desha dhe te njoftoj per nje paradoks te ri ne sherbimin doganor, dicka e pabesueshme qe ndodh sot ne doganen shqiptare?!

Kam qene para disa javesh me pushime ne Shqiperi. Ne nje mjedis gezimi familjar, gjate nje vizite ne shtepine e dajes tim, vjen i prere ne fytyre dhe I beme dyll i verdhe djali I dajes, doganjer prej 18 vitesh dhe I njohur nga te gjithe si njeri i mrekullueshem.

Pa nje pa dy shpjegon: Sot me dhane nje paralajmerim per pushim nga puna…Pse,,,ju nuk do te me besoni, pasi as une nuk ju besova syve te mi.,,per 3 vjet ju nuk keni dhene asnje informacion; kush nuk paguan energjine elektrike ne lagje, kush merret me droge dhe kush shkel rregullat e qarkullimit rrugor?!

Ja se si une duhet te mbroj punen time ne dogane e te ushqej femijet.

Edhe 4 te tjere I paralajmeruan keshtu,,,Po te tjeret?! Me sa duket ata e Kane bere punen,

Po si mendon e pyeta pse bejne keshtu aty ne dogane?!

Eshte presion per tu larguar nga puna e per te rregulluar te vetet, dhe presion I madh para zgjedhjeve per te kerkuar angazhim e premtim per vota, ne te kundert largim e pushim nga puna,.

Edhe nje here pershendetje dhe gjithe te mirat doktor.

S M”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...