Në burg për dhunë në familje, vazhdon kërcënimet nga qelia

Shares

Dëfrim P., 36 vjeç, banues në Tiranë në tetor 2016 është dënuar  me dy vjet burgim për “Dhunë në familje”. Nga ambientet e burgut ai vazhdon të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
Gjykata e Tiranës  ka dënuar me dy vjet burg, për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasin Dëfrim P.,
Ai aktualisht vuan dënimin në IEVP Vaqarr Tiranë, ku më datë 05.12.2016, ka bërë kallzim bashkëshortja e tij, shtetësja O. P., 31 vjeçe, e cila njofton se në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit, duke e shtyrë këtë të fundit drejt aktit të vethelmimit me medikamente gjumi.  O. P., ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në QSUTdhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pë veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/1/a i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...