Homazhe në TVSH për Andrea Stefanin

Shares

Me një ceremoni zyrtare, në hollin e Televizionit Publik Shqiptar, do të përcillet për në banesën e fundit gazetari dhe analisti Andrea Stefani, i cili u nda nga jeta ditën e shtunë, në një spital të Romës. Familjarë, miq, kolegë e politikanë  kanë marrë pjesë sot në homazh.
Është zgjedhur mjedisi i TVSH  simbolikisht për faktin se Andrea Stefani i kushtoi jetën dhe pasionin e tij pikërisht gazetarisë, ishte një figurë e njohur televizive edhe në ekranin shtetëror. Pas homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt banesës së fundit, pranë varrezave të Tufinës.
Analisti Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58- vjeçare, në kulmin e karrierës së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...