Detaje të tjera kanë dalë nga vrasja makabre e Liljana Rukos në Fier.
Gazetari i “TV Klan”, Dashamir Biçaku ka dhënë detaje në “Opinion” për sherrin e çiftit Ruko.
Sipas Biçakut, gruaja dhe bashkëshorti vrasës janë grindur me njëri-tjetrin në dhomën e pritjes në sy të fëmijëve.
“Të lutem mos vazhdo më por qetësohu dhe ta zgjidhim me qetësi këtë punë”, i është drejtuar gruaja bashkëshortit të saj teksa ai e përplaste në tokë.
“Goja jote e ndyrë po më shkatërron familjen”, mësohet t’i ketë thënë Fredi Ruko bashkëshortes përpara se ta çonte me dhunë drejt tualetit.
Sipas Biçakut, burrit iu deshën 3 minuta që ta hidhte gruan nga dritarja e tualetit në katin e katërt. Gjatë kësaj kohe ajo bërë çmos që ta ndalë, por pa ia arritur qëllimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/