Zbardhen detaje nga njohja e çiftit Toshi në Korçë, ku dje burri mbyti dy fëmijët dhe vari veten.
Naum dhe Marsela Toshi ishin martuar rreth 5 vite më parë, por në familjen e tyre kishin nisur problemet për shkak se 41-vjeçari nuk e pranonte punën si kameriere të 24-vjeçares.

Në moshë të re, vajza nga qyteti i Fierit ishte bërë nënë dhe Naum Toshi e kishte ndihmuar fillimisht nga keqardhja, por më pas ata krijuan familje.
Nga të afërm të çiftit mësohet madje se ata ishin martuar pasi Marsela nuk kishte dokumente për të qëndruar në Greqi, ndërsa Naumi, i cili ishte pjesë e komunitetit vlleh, ishte i pajisur me dokumentacion të rregullt.

Problemet e para vinin pikërisht për shkak të punës, ndërkohë që ajo disa herë ishte larguar nga shtëpia, duke i lënë fëmijët me Naumin, ndërsa vetë shkonte në Greqi me arsyetimin për të punuar.
Ndërkohë që 41-vjeçari kujdesej për fëmijët, ajo, sipas të dhënave, thoshte se shkonte në Greqi për punë, por edhe andej sërish puna e saj ishte nëpër lokale nate, çka nuk tolerohej nga bashkëshorti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











