Zyra e BE para një skandali, pritet të publikojë një opinion jozyrtar të Venecias

Shares

Një media në Tiranë ka njoftuar sot, mbështetur në burime të pakonfirmuara, se Komisioni i Venecias e ka gati opinionin final përsa i përket ligjit të vettingut të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkaq e njëjta media paralajmëron se zyra e BE-së në Tiranë do të përfshihet në një skenar që legalizon një opinion jozyrtar të Komisionit të Venecias.

Të mërkurën datë 7 dhjetor, Ambasada e Bashkimit Europian do të shpërndajë një kopje konfidenciale të opinionit, i cili i jep të drejtë Komisionit të reformës në drejtësi për ligjin e vettingut, raporton tv ora neës.

Në vijim thuhet se Opinioni i Komisionit të Venecias, sipas të njëjtave burime, që besohet se janë të njëjta me ato që do të shumëfishojnë një përgjigje jozyrtare të Venecias, thekson se ligji nuk shkel asnjë nga Konventat Ndërkombëtare.

Përfshirja e zyrës së BE-së në këtë aksion traktesh e kompromenton pozicionin e saj neutral në Tiranë, aq më tepor ku flitet për një proces që kalon përmes Gjykatës Kushtetuese.

Ky pritet të jetë rasti i tretë flagrant në raport me reformën në drejtësi kur zyra e BE bën borinë e interesave të qeverisë. Rasti i parë ishte kur një zyrtar i Euralius paraqiti disa propozime një natë para votimit të ndryhsimeve kushtetuese në emër të Brukselit pa u konsultuar me askënd atje. Hera e dytë ishte përkthimi jo korrekt i nenit më delikat të ndryshimeve Kushtetuese.

Opinioni i Venecias mund të kënaqë qeverinë ose opozitën, mund të mos kënaqë asnjërin, por ai dokument kalon përmes Gjykatës Kushtetuese pa qenë nevoja të përfshihet në këtë garë një zyrtare e BE-së e cila nuk gëzon besimin e të gjitha palëve kryeosre politike në Tiranë.

Deri tani zyra e BE-së në Tiranë nuk ka komentuar lajmin e dhënë nga televizioni i mësipërm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...