TË DHËNA TË REJA/Policia e Korcës zbardh krimin makabër

Shares

Policia e Korcës ka publikuar në mbrëmje të dhënat dhe detaje rreth krimit makabër ku dy fëmijë u ekzekutuan dhe më pas vrasësi vari veten.

Sipas policisë, vrasësi fillimisht ka mbytur dy fëmijët dhe më pas i ka varur ata.

Në vijim ai ka varur edhe vete, Policia bën të ditur se ka gjetur edhe një letër të burrit 41 vjecar ndërsa krimi ëhstë kryer gjatë natës, njofton droni.al.

femijet e vrare

Njoftimi i plotë i policisë:

“Më datë 05.12.2016 në lagjen nr 4, të qytetit të Korçës, rruga “Koli Tupa” në banesë janë gjetur të pajetë nga familjarët e tyre, trupat e shtetasve :

N.T, 41 vjeç, V.T, 4 vjeç (djali i tij) si edhe J.T, 7 vjeç (fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41 vjeçarit).

Nga veprimet hetimore të kryera nga ana e shërbimeve policore në vendngjarje, rezulton se shtetasi N.T, gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambjentet e dhomës së tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe disa shënime, të cilat viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente.


naim toshi, shtepia e krimit_copy_1

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.T, 22 vjeçe, me të cilën i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Policia ka kryer gjithë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale :“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...