Shqipëria eksporton napalm në Francë

Shares

Shqipëria nis nesër ngarkesën e fundit të kimikateve të rrezikshme që ishin depozituar apo prodhuar në Shqipëri, raporton droni.al.

Dhe pako e fundit nuk është ndonjë mall dosido kimik por me një nga armët të përdorura gjatë luftrave në Kore dhe Vietnam para 40 vitesh.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 167 tonë napalm të cilin diktatura e kishte grumbulluar për ta përdorur në rast të ndonjë agresioni por edhe edhe në rast të ndonjë kryengritjeje të brendshme kundër regjimit.

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli do të marrin pjesë në një ceremoni që do të zhvillohet në Portin e Durrësit me rastine e ngarkesës së fundit për asgjësim.

Mësohet se destinacioni i ngarkesës së rrezikshme është Franca.

Një pjesë e lëndëve helmuese luftarake në Shqipëri u larguan nga Shqipëria përmes një projekti të financuar nga OSBE, një ndër projektët e paktë të kësaj organizate me impakt konkret në jetën e qytetarëve.

Disa qindra ton lëndë helmuese luftarake ishte depozituar nga magazinat dhe tunelet e ushtrisë që rrethojnë Tiranën në pjesën lindore dhe verilindore të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...