Ja si vijnë lajmet për raketat ruse që kapin Londrën në 13 minuta dhe zhdukin tankun amerikan

Shares

Dy agjenci lajmesh njëra ruse dhe tjera turke ofrojnë produkete mediatike falas ku përfshihen video, foto dhe lajme të ndryshme për mediat e varfra të Ballkanit.

Dalëngadalë ato po krijojnë shtrat për ideologjinë e Putinit në rajon dhe promovimin e stilit etatist të shtetit të Erdoganit.

Subjekete të medias së përpunuar ruse gjen jo rrallë edhe në mediat e Tiranës që herë merren direkt, here përmes mediave serbe apo të vendeve te tjera te rajonit.

Sipas dpa-së, agjencia gjermane e lajmeve, mjetet kryesore të propagandës ruse janë agjencia e lajmeve “Sputnik”, e cila transmenton edhe serbisht, si edhe radiotelevizioni RT, më parë Russia Today. Për shkak se materialet ofrohen pa pagesë dhe arkat e rajonit janë bosh, lajmet e “Sputnik” gjejnë jehonë të gjerë. Ndërkohë mbështeten edhe partitë miqësore ndaj Rusisë si edhe lidhjet kulturore.

Edhe Anadolu, agjencia turke e lajmeve kërkon të gjejë vend në Ballkan, por ajo është më pak e angazhuar krahasuar me ofensivën ruse, shkruan dpa. Analisti i saj, Thomas Brey përmend Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën si vende ku dyert janë më të hapura për Anadolu. Në rastin e puçit ushtarak ky medium ia doli të ofronte variantin zyrtar të pafiltruar në mediat e Ballkanit, sipas tij.

Por dpa thekson se propaganda ruse është më e avancuar. Raportimet nga Moska rijepen me besnikëri të plotë në media ballkanike edhe për temat e brendshme- Shpesh në këto raportime pretendohet se armët ruse janë superiore krahasuar me ato të NATO-s, apo se Moska në ndryshim nga perëndimi i lëkundur angazhohet në krizat botërore, se Putini është i vendosur dhe garantues i së drejtës ndërkombëtare. Mediat serbe citojnë këtë muaj “Sputnik” pa verifikuar pretendimin e tij se “nëse Krimeja nuk do të ishte bërë pjesë e Rusisë, do të kishim një gjenocid të ri.” Ndërsa vetë “Sputnik” për shembull i jep hapësirë kryetares së Shoqatës së Gazetarëve Serbë, UNS, Ljiljana Smajlovic e cila e quan rezolutën e Parlamentit Europian si “proces të histerisë së një lufte të ftohtë.”

Në analizën e dpa-së, theksohet se BE ka filluar të mbrohet kundër dezinformimit nga Rusia, por mbetet me pikëpyetje, nëse ajo arrin me këtë shumicën e njerëzve në Europën Juglindore. Moska ia doli ditët e fundit të vendoste në shumë media ballkanike me shpatulla pas murit, Kroacinë, anëtaren më të re të BE-së. Arsyeja: Kreu i qeverisë kroate, Andrej Plenkovic gjatë një vizitë në Ukrainë kishte ofruar përvojën kroate në ribashkimin e pjesëve të shkëputura si Krimeja. Gazeta kroate e “Vecernji list” e vendos tani Kroacinë “në front të parë” për “mbrojtjen e perëndimit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...