DETAJE/ Letra e 41-vjeçarit që mbyti dy fëmijët e vari veten

Shares

Bëhen publike pjesë të letrës që kishte lënë para krimit makabër 41 vjecari nga Korca Naum Toshi.

Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me Marsela Toshin dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit, shkruan tvklan.

41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”.

Ndërkohë nga sistemi TIMS, Marsela Toshi rezulton se është futur në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së diel. Ai kishte shkuar tek banesa e bashkëshortit dhe fqinjët kanë treguar se mes tyre ka pasur grindje.

Po ashtu mësohet se Marsela Toshi është larguar nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS në orën 16:00 të ditës së diel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...