Një i ri shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik në Itali. 29-vjeçari Bujar Krasnaj është shtypur nga një makinë mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Torino-Frejus, brenda një tuneli.
Krasnaj punonte për shoqërinë “Ok Gol”, koncesionari që merrej me mbarëvajtjen e autostradës. Ai ishte në orarin e punës kur është goditur nga një automjet i tipit “Audi A6”.
Krasnaj ka mbetur i vdekur, ndërsa shoferi i mjetit dhe një tjetër punëtor janë dërguar në spital. Shoferi i mjetit është nën hetim për vrasje si pasojë e aksidentit rrugor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













