Gjatë intervistës në Top Story, Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka komentuar edhe situatën që krijohet pas fitores së trump ndërkohë që Kryeministri shqiptar e kishte fyer atë gjatë fushatës presidenciale
Sokol Balla: Megjithatë ka një problem. Kemi një deklarim të prillit të Kryeministrit Edi Rama, që i ka qëndruar për disa herë dhe disa intervista rreshtë, kundër asaj që e ka identifikuar si “e keqja e madhe e globit” që është Donald Trump.
Presidenti Nishani: E mira do të kishte qenë që të mos bëhej ajo deklaratë për të qenë korrektë sepse ne përfaqësojmë institucione dhe jo individë. Por gjithsesi, nuk duhet parë në mënyrë dramatike. Ajo shprehje nuk reflekton sens negativiteti apo urrejtje ndaj një individë, aq më tepër ndaj një vendi mik siç janë SHBA dhe Presidentit të këtij vendi, që në këtë rast do të jetë Donald Trump. Të mos i japim përmasa dramaciteti. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë institucionale. Marrëdhëniet me SHBA janë dhe do të jenë marrëdhëniet mes qeverive, marrëdhëniet mes dy popujve janë të shkëlqyera dhe padyshim që do të reflektohet në marrëdhëniet e institucioneve dhe mbi të gjitha ajo që rregullon dhe garanton marrëdhëniet tona janë përputhja e plotë e interesave të përbashkëta strategjikë. Kjo është garancia më e madhe, përtej deklaratave dhe retorikave.
Sokol Balla: T’u rikthehemi 2-3 çështjeve që kemi pezull me fqinjin tonë, me Greqinë. Është çështja e ligjit të luftës, ajo për vijën kufitare detare dhe çështja çame e të tjera që janë të vjetra dhe nuk gjejnë ende një zgjidhje. A ka politika shqiptare një pozicion të koordinuar dhe të përbashkët për këto çështje dhe cili është pozicioni i Presidentit për këto çështje?
Presidenti Nishani: Ka një çështje të koordinuar dhe që ka krijuar një përvojë që nga nisja e viteve ’92. Të gjitha qeveritë kanë mbajtur thuajse të njëjtin qëndrim me dëshirën për të zgjidhur këto çështje në tryezën e dialogut dhe negociatave dhe në fakt janë çështje që mund të zgjidhen vetëm në tryezën e dialogut dhe negociatave. Nuk duhet të harrojmë që Greqia është një fqinj i rëndësishë, vend dhe partner i rëndësishëm. Është e panegociueshme parimi i respektit reciprok, ashtu siç mendoj unë. Duhet t’i jemi mirënjohës populit grek dhe shtetit grek për mikpritjen që u ka bërë qindra-mijëra shqiptarëve në momente të vështira të jetës së tyre. Në Greqi, shqiptarët në shumicën dërrmuese janë integruar dhe kanë kontribuar tashmë për vendin ku jetojnë. Sa i takon çështjet që kemi të hapura janë çështje që nuk mund të fshihen. Çështja e ligjit të luftës që e ka përmendur çdo qeveri unë ua kam ngritur Presidentëve të Greqisë dhe autoriteteve të tjera, që është jo vetëm çështje anakronike, por edhe e paimagjinueshme që mes dy vendeve anëtare të NATO-s dhe vende mike. Padyshim që ka lidhje me të drejtat e qytetarëve që i përkasin komuniteti çam dhe në mënyrë të padrejtë përdoren kufizimet që sjell ky ligj për të mohuar të drejtat e këtij komuniteti, ndaj ne kemi kërkuar dhe do vazhdojmë që ky ligj të shfuqizohet për të gjitha këto arsye, por edhe për arsyen që qytetarëve të komunitetit çam t’u jepet e drejta për të fituar të drejtat e pronës dhe lirive që kanë humbur prej shumë vitesh. Nuk besoj që kjo ka të bëjë me retorikën nacionaliste, jo e jo me pretendime territoriale. Kurrë Shqipëria nuk ka patur pretendime territoriale ndaj askujt. Unë do të dëshiroja që retorikat e ngarkuara emocionalisht të shmangeshin nga të gjitha palët në dy vendet tona.
Intervisten e plote mund te lexoni:
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=341736#k1
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












