Policia greke ka goditur një grup të madh kriminal në Athinë të njohur për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike e që drejtohet nga një shqiptar me banim në Shqipëri. Gjatë operacionit janë arrestuar 59 persona, 17 prej tyre janë shqiptarë dhe janë shpallur në kërkim 46 të tjerë.

Sipas policisë greke, ky grup ka shpërndarë një sasi prej mbi 1 ton marijuanë dhe disa kilogramë heroinë dhe kokainë.
Të arrestuarit janë të origjinave të ndryshme, shqiptarë, bullgarë, afrikanë dhe grekë.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












