Kodheli përgjigjet për letrën e Nishanit: Na kanë dhënë mjaft!

Shares

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me një letër drejtuar Kuvendit nga Presidenti Nishani ku i kërkohej deputetëve të rishikonin buxhetin e Mbrojtjes për ta shtuar atë në nivelet e pretenduara si anëtar i NATO-s.

Sipas Kodhelit, Mbrojtjaka marrë mjaft para dhe buxheti i ndarë tejkalon 1 për qind të GDP.

“Buxheti i planifikuar për vitin 2017 përfaqëson 1.1 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku përfshihen fondi i pagave dhe pensioneve, shpenzime për misione, investime, pensione te ish-ushtarakëve. Ky buxhet në asnjë rast nuk prek arritjen e objektivave tona në fushën e mbrojtjes e aq më pak detyrimet kushtetuese dhe angazhimet në NATO.

Ndërkaq, nga negocimi i suksesshëm me aleatët tanë strategjikë, SHBA-në dhe Italinë, që në 3-mujorin e parë të vitit në vazhdim FARSH do të jetë 100% i pajisur me armatim të standarteve të NATO-s, objektiv ky që më pare ishte përcaktuar për tu arritur në vitin 2019.

Nga ana tjetër, mjetet e rënda të transportit të planifikuara për tu blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë përgjatë 10 viteve në vazhdim (PAZH 2016-2025), do të mundësohen pa pagesë, falë bashkëpunimit të përmendur më sipër, duke filluar nga janari i vitit 2017. Pa përmendur këtu të ardhurat dytësore që do te vazhdojnë te shkojnë si asnjeherë më parë, ekskluzivisht për modernizimin e FA-ve.

Për vitin 2017 FARSH do të jenë prezent në të gjitha misionet e NATO-s kudo në botë; me dyfishimin e personelit të deklaruar më pare në misionin RSM në Afganistan, me dyfishimin e personelit të deklaruar më parë në misionin KFOR, për herë të pare në nje mision detar ( në detin Egje), si dhe në mbrojtje direkte të kufijve lindore te aleancës. Pa harruar pjesëmarrjen në 2 misione të BE-së dhe prezencën në të gjitha stërvitjet e rëndësishme të Aleancës. Këto angazhime ushtarake do të mbulohen si asnjeherë më parë nga buxheti i alokuar i 2017. E fundit por jo më pak e rëndësishme MM i ka të gjitha kapacitetet për të hartuar buxhetin e saj dhe vazhdon të ndjekë praktikat e mëparshme ku nuk rezulton të jetë konsultuar ndonjëherë institucioni i Presidentit kur flitet për buxhetim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...