PD, aksion i ri: Regjistër me lista me të papunët, të pastrehët e të varfërit

Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lajmëruar sot një nismë tjetër të PD që lidhet me kontingjentin marxhinal të shoqërisë shqiptare. Basha kërkoi sot nga krerët lokalë të PD-së të nisin menjëherë evidentimin e njerëzve që i bëri të pamundur qeveria e Edi Ramës ndërsa deklaroi se në qeverinë e djathtë cdo qytetar shqiptar do të ketë drita, bukë dhe strehim.

“Ne kemi detyrën tonë, arsyeja pse ekzistojmë si parti, t’u gjendemi pranë njerëzve, me ndihmë për qytetarët dhe në një raport të pastër me të vërtetën për qytetarët, mund, duhet edhe do ta bëjmë edhe më mirë. Ju kërkoj juve, regjistrim konkret të të papunëve, të pastrehëve, familjeve me të ardhura minimale, të të goditurve nga përmbytjet, nga sëmundjet, prishjet e paligjshme të objekteve për të mundësuar kjo këtë buxhet që ka sjellë ky, por që buxheti ynë t’i përgjigjet realisht nevojave, se buxheti im dhe i PD nuk shkon për palma e fasada, por te njerëzit në nevojë. Asnjë familje nuk do mbetet pa bukë, ujë e drita”- tha Basha, duke shtuar se mbledhja e statistikave duhet të bëhet para 15 janarit.

Sipas Bashës, realiteti shqiptar po tmerron Evropën ndërkohë që mediat e huaja tashmë po flasin për cfarë ndodh në Shqipëri me qeverinë, drogën dhe keqqeverisjen.

“Ky realitet që shqiptarët e përjetojnë përditë tashmë po vë në rrezik integrimin e vendit në BE. Vetëm një njeri në botë nuk e sheh realitetin dhe fshihet me vetëmohim, kryeministri aktual i vendit. Në vend që të reflektojë për gjendjen ku është zhytur vendi, për mesazhet e forta ka zgjedhur të vazhdojë avazin, trushplarjes dhe keqinformimin e shqiptarëve me regji qendrore. Edhe kur del jashtë zyrës, merr me vete karriget e luksit të Tiranës, e merr me vete, me regji qendrore. Ashtu si sot në Peqin, me atë zonjën që nuk gjen punë, i trajton hallet si ankesa dembelësh. Droga po mbyt vendin dhe kjo ndodh në bashkëpunim e policinë dhe qeveritarët, ky thotë fajin e ka opozita”- tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...