Ky është një problem që vjen nga Facebook

Shares

“Mbyllja e Facebook çon në nivele më të larta të mirëqenies” kjo është tema më e fundit e studimit nga Universiteti i Kopenhagës ku argumenton se vetëushqyerja e zilisë tek shohim jetët “perfekte” të të tjerëve nuk bën asgjë tjetër veçse rrit nivelin e stresit.

Studiuesi danez Morten Tromholt mori në shqyrtim 1,095 pjesëmarrës dhe i ndau në dy grupe.

Gjysma e tyre duhet të hiqnin dorë nga facebooku për një javë ndërsa pjesa tjetër do të vazhdonte të ishte aktive në rrjetet sociale.

Studimi publikoi përfundime shqetësuese.

Njerëzit në Facebook janë 55% më shumë të stresuar dhe 4 nga 10 njerëz janë ziliqarë për postimet e të tjerëve.

39% e tyre kanë të ngjarë të ndihen më të mërzitur se miqtë e tyre.

Nëse doni të jeni më të lumtur mos u besoni çdo gjëje që ju shfaqet në facebook!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...