Shmanget tragjedia para Kuvendit të Shqipërisë

Shares
Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shmangur para se të kthehej në një tragjedi të vërtetë. Një qytetar ka lyer trupin e tij me benzinë dhe ka nxjerrë një çakmak për ti vënë flakën vetes.
Por ai është kapur shpejt nga policia që i ka hequr çakmakun nga dora duke shmangur edhe tragjedinë.
“Në rrugën “George W. Bush” dhe konkretisht në sheshpushimin e hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë, 32-vjeçaro F. H., 32 vjeç, banues ne Tiranë”, bën të ditur policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, shtetasi F. H. ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka spërkatur të gjithë trupin. Më pas  nxori çakmakun për ti vendosur flakën vetes.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrëvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.
Shtetasi F. H. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 1 Tiranë, për sqarimin e rrethanave në lidhje me këtë incident.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...