Lajmi i mirë dhe lajmi i keq sipas Lulzim Bashës

Shares

Qëndrimi i zyrtarit të lartë gjerman në Tiranë Krichbaum lidhur me prioritetet që duhet të plotësojë Shqipëria, pothuajse nuk ndryshojnë fare nga ato që kërkon prej muajsh Lulzim Basha si kreu i opozitës shqiptare.

Kryetari i PD konsideron lajm të keq faktin se Bundestagu gjerman nuk do të hapë negociatat me Shqipërinë por ndërkohë thekson se është koha për reflektim.

“Qëndrimi i Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë është një lajm i keq për të gjithë ne. Lajmi i mirë është se Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sikurse u ripohua sot.

Tani është koha të punojmë për të realizuar reformat e nevojshme dhe marrë vendimet e duhura që u shërbejnë shqiptarëve dhe jo për t’u hedhur hi syve qytetarëve dhe partnerëve tanë.

Sot është koha për reflektim. Është koha që të gjithë ne që duam ndryshimin e vërtetë të bëhemi bashkë për të luftuar korrupsionin, krimin, drogën dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, komenton Basha .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...