EMRI & FOTO/ Identifikohet personi që tentoi të vetëdigjej para Kuvendit

Shares

Një i ri ka tentuar që ti japë fund jetës mesditën e sotme tek Kuvendi i Shqipërisë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se është identifikuar edhe 32-vjeçari, Fatjon Hoxha, që gjerësisht njihet si tranvestiti “Anxhela”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur Fatjon Hoxha ka qëndruar i vetëm, në sheshpushimin para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe me vete mbante një shishe plastike e dyshuar me lëndë djegëse benzinë, me të cilën ka spërkatur të gjithë trupin. Më pas  nxori çakmakun për ti vendosur flakën vetes.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e punonjësve të Patrullave të Përgjithshme, duke shmangur zjarrvënien dhe duke neutralizuar veprimet e mëtejshme të këtij shtetasi.
anxhela1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...