Deputeti Ben Blushi, kreu i partisë LIBRA, ka kërkuar sot në Kuvend, që mazhoranca të sjellë për votim dekretin e Presidentit,për importin plehrave.
“Nuk keni votat, ndaj nuk e sillni ligjin në Parlament. Dilni nga kazani i plehrave, keni dy muaj që jeni zhytur…, e thoni ‘kazani…, kazani’, por vetë keni mbetur brenda”, u shpreh Blushi.
Më tej, ish-deputeti socialist, përmendi fakte konkrete se si, nga Italia e Greqia mezi po presin miratimin e këtij ligji, për të sjellë plehrat e tyre në Shqipëri.
“Kazanët e jugut të Italisë dhe veriut ët Greqisë, po presin të zbarkojnë plehrat ën Shqipëri. Një miku im nga Korfuzi, para pak ditësh, më tha, ‘kaloni ligjin e plehrave se nuk kemi ku ti çojmë plehrat tona”, denoncoi ë mënyrë alarmante Ben Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












