Itali, për tre vjet trafikonin kanabis nga Shqipëria, pranga 45 personave, mes tyre edhe shqiptarë

Shares

Foto Ilustruese

Policia italiane ka lëshuar dhe ekzekutuar 45 urdhër arreste për një bandë që merrej me trafikun e drogës. Pas tre vitesh hetime, policia ka zbuluar fijet e trafikut duke vendosur arrestimin e 45 personave, në kuadër të një operacioni të koduar “Rubens”.
Sipas hetimeve banda siguronte kokainën nga Peruja dhe Holanda, kurse marijuana vinte nga Shqipëria.
Më pas droga shpërndahej në bazat e caktuara në Itali. Mes të arrestuarve janë shqiptarë, italianë dhe amerikano-latinë.
Operacioni është në zhvillim dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit. Ai u përqendrua në Padova dhe në zonat përreth.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...