VIDEO/ Tahiri injoron komisionin, shpërthen Noka: Ministri karagjoz, Braho të dhjefsha mu në kryetar që je

Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë për buxhetin e vitit 2017 që do t’i akordohet institucionit që drejton.
Teksa ka mbaruar fjalën ministri Tahiri dhe ka dashur të ikë, opozita ka kërkuar që ai të jetë i pranishëm edhe në fazën e diskutimeve.
Por Tahiri është larguar dhe kjo ka ndezur edhe më shumë gjakrat e deputetit demokrat Flamur Nokës i cili ka shpërthyer në sharje kundrejt Kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho si dhe e ka quajtur ministrin Tahiri karagjoz.
“Nuk je i aftë të drejtosh një komision. Pse e lejon Tahirin të largohet pa leje”, iu drejtua Noka, Brahos. Për sjelljen e deputetit demokrat, mazhoranca në këtë komision i bëri kërkesë Byrosë së Kuvendit për përjashtimin me 10 ditë të Flamur Nokës.

Debatet



Noka-Tahirit:
Ulu aty ca je duke thënë ti ere, ne jemi mbledhur në fazën e diskutimeve cështë kjo. Ulu aty të dëgjojmë diskutimet.
Ndërhyrje: Mos bërtit o Flamur se dëgjohet
Noka: Ç’është ai karagjoz
Ndërhyrje: Lëre të dëgjojmë diskutimet oo k… pusho

Ikën Tahiri


Noka: Të çohet tjetri në mes të mbledhjes të dhjefsha mu në kryetarin që je. E të të ikë nga mbledhja do drejtosh seancat ti, shko ore qërohu aty, do drejtosh komision ti.

Më pas nga komisioni është larguar pas Tahirit edhe opozita.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...