Rektorati i Universitetit të Shkodrës ka pezulluar dy pedagogët e arrestuar një ditë më parë për korrupsion.
Përmes një njoftimi rektorati i këtij universiteti thotë se “vendosi pezullimi nga detyra e zëvendësdekanit të Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe pedagogut të departamentit të Historisë në Universitetin e Shkodrës të Rokin Daberdaku. Pezullimi nga detyra e përgjegjësit të departamentit dhe pedagogut të departamentit të Historisë, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Simon Lufi. Shprehim dhe mbështesim fuqimisht një transparencë maksimale në këtë proces. Stafi akademik, autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit mbeten të angazhuar për përmbushjen me profesionalizëm të misionit akademik”.
Nga hetimi i organit të akuzës, mësohet se nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve, ata kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve, në vlera monetare që varionin nga 200 – 700 euro.
Në lidhje me këtë skemë korrupsioni janë arrestuar 9 persona mes tyre edhe dy pedagogët, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 4 studentë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












