Kaos në Prokuroi, prokurorët “të pavarur”, mund të sillen e bëjnë ç’të duan

Shares

Kryeprokurorit Adriatik Llalla i hiqet e drejta e emërimit, komandimit, transferimit të prokurorëve, procedimit disiplinor të tyre apo edhe e drejta për t’i shfuqizuar vendimmarrjen prokurorëve të tjerë, veç atyre në Prokurori të Përgjithshme.
Kjo kompetencë, ju hoq kryeprokurorit pasi prej ditës së martës, ka hyri në fuqi ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Shqipëri, duke i hequr kështu centralizimin institucionit të akuzës. Gjithashtu me këto ndryshime, pushon së funksionuari edhe Këshilli aktual i Prokurorisë së Përgjithshme. Kështu që deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të gjithë prokurorët janë të pavarur në vendimmarrjen e tyre, nuk procedohen për shkeljet e mundshme, nuk transferohen dhe nuk bëhet asnjë emërim tjetër. Kjo për shkak se ende nuk është ngritur institucioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është bllokuar për shkak të ligjit të Vetting-ut, që ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Veç pezullimit të ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një problem shqetësues për prokurorët është edhe fakti i mos kalimit të ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale. Pra, ka hyrë në fuqi ligji i ri për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë por nuk kanë kaluar ndryshimet e reja të procedurës penale, që përshtaten me këto ndryshime të reja. Por pavarësisht mos krijimit të institucionit që do të kontrollojë punën e prokurorëve dhe ndryshimeve të reja të kodit të procedurës penale, hyrja në fuqi e ligjit të ri i krijon pavarësi të plot në punën e tyre prokurorëve.
Të gjithë drejtuesit e prokurorive në rrethe dhe vet prokurorët e çështjeve, janë të pavarur në vendimmarrjen e tyre. Për këtë vendimmarrje, qytetarët nuk kanë të drejtë më që  t’i drejtohen me ankesë zyrës së kryeprokurorit Llalla, për shkak se kjo kompetencë tashmë i është hequr. Qytetarët e pakënaqur me vendimmarrjen e prokurorëve, tashmë duhet t’i drejtohen gjykatës së rretheve ku ndodhet institucioni i akuzës, për ankesat konkrete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...