Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka demonstruar sot sjelljen më të paprecedentë.
I thirrur me cilësinë e dëshmitari nga komisioni hetimor parlamentar për “Imsi Catcher”, kryepolici Çako, ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve, duke e braktisur mbledhjen në mënyrë demonstrative.
Më herët, këtë mbledhje e kishin braktisur edhe deputetët e mazhorancës, nën pretekstin se ndjeheshin të fyer nga deputeti i PD, Flamur Noka, për sjelljen e këtij të fundit, në një komision tjetër, në atë të Rendit e Sigurisë.
Debatet e deputetëve me kryepolicin

Haki Çako – Kam dhënë shpjegime në Prokuroi. Jam në dispozicion të këtij hetimi…
Flamur Noka – Hetimi i Prokurorie së Përgjithshme nuk ka asnjë përplasje me punën e këtij komisioni hetimor
Ligji për funksionimin e komisionit hetimor, ka paraparë që puna e komisioneve hetimore të mos ketë përplasje me asnjë hetim të asnjë institucioni tjetër. Funksionimi i këtij komisioni, nuk cenon punën e Prokurisë së Përgjithshme.
Haki Çako – Jam në dijeni me bazën ligjore, dokumentacionin dhe procedurat. Çështja është e njëjta e sanksionuar dhe e klasifikuar si “sekret”. Ky komision mund ta marrë informacionin që kërkon në Prokuroi ose në Policinë e Shtetit, zyrtarisht. Shpreh gatishmërinë se do të jem në dispozicion të çdo hetimi. Por për këtë çështje, Prokuroria është i vetmi organ që mund ti përgjigjem.
Flamur Noka – Mos ngatërroni punën e Prokurorisë dhe të Komisionit. Në rast se gjykoni se nuk keni gjë për të thënë, apo nuk keni informacion, është puna juaj. Por për sa kohë ju pretendoni që t’ju dërgojmë kërkesë me shkrim dhe ju të na përgjigjeni zyrtarit po me shkrim, është e njëjta gjë.
Ju duhet ët raportoni, me shkrim apo me gojë, e vendos komisioni se si duhet bërë.
Haki Çako – Nuk kam asgjë për të thënë, më shumë se sa thash.
Asllan Dogjani – Pajisja për të cilën është ngritur ky komision, ka kryer përgjime për të shantazhuar.
Ju jeni pjesë e strukturave të Sigurisë Kombëtare dhe duhet të përgjigjeni e të kontribuoni, në kuadrin e transparencës, duke deklaruar në këtë komisioni hetimor.
Haki Çako – Vlerësoj formimin tënd profesional…
Flamur Noka – Nuk jeni ju që mund të vlerësoni apo këshilloni.
Haki Çako – Si profesionist respektoj vetëm, të drejtën e procedurës penale
Keltis Kruja
– Ju duhet të jeni garant i këtij procesi hetimor. Ju po refuzoni zbatimin e ligjit të funksionimit të komisioneve hetimore.
Mos spekuloni me hetimin penal që ka hapur Prokuroria. Ky është një hetim parlamentar dhe jo penal.
Haki Çako – Tematika e këtij komisioni, në gjykimin tim, është pjesë e një hetimi penal të prokurorisë së
Pas kësaj Haki Çako, në mënyrë demonstrative braktis mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar.
Flamur Noka – Haki Çako si ministri i tij halabak, braktisi mbledhjen e komisionit hetimor për “Imsi Catcher”. Kjo sjelle arrogante, tregues së mazhoranca është në ditën më të keqe të saj. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












