Edi Rama ndryshon historinë me taksistin jurist

Shares

Kryeministri Edi Rama, flet shumë dhe s’thotë asgjë. Por kur nuk ka asgjë për të thënë, tregon barsoletën “me juristë”.
Deri para mbrëmjes së sotme, personazhi “juristi” i Ramës që i kërkonte punë, ishte taksisti me të cilin kryeministri “shëtit” ndonjëherë rrugëve, natën, nëpër Tiranë.
Para përfaqësuesve nga diaspora,në bashkëbisedimin e sotshëm, Rama tregoi një variant tjetër të “mbushjes së Shqipërisë me juristë”…
“Ish një ditë në një restorant. Më afrohet një djalë dhe më kërkon ‘a bëjë një selfie bashkë’. ‘Po’, i thashë. Pas kësaj djali më tha ‘po na gjej një punë o burrë’. Unë e pyeta ‘po çfarë shkolle ke ti?’. ‘Po jurist o burrë, si gjithë shqiptarë’, mu përgjigj ai”…
Kjo ishte historia e vjetër me personazhe të rinj, e treguar sot nga Edi rama dhe e cila u përcoll nga ‘të deleguarit” e disapsorës, tek-tuk me ndonjë të qeshur… DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...