ÇUDIA/ Mësuesit e Kolonjës “i luten” të marrin pjesë në miting…, Edi Rama nuk “i pranon”

Shares

Kryeministri Edi Rama, në pamundësi për të lëshuar ndonjë “qyfyre” përpara banorëve të Kolonjës, në mitingun përmbyllës, për zgjedhjet e parakohshme për kreun e bashkisë, sërish nuk ka “rezistuar” pa i çuditur ata.
Çudia lidhej me refuzimin që ai u kishte bërë mësuesve të shumtë të Kolonjës, që “ishin lutur” për të marrë pjesë në këtë miting, por që ai nuk i ka pranuar…
“Para se të fillonim mitingun, Arta Dade më tha se shumë mësues kanë dashur të merrnin pjesë në këtë miting. Por ata nuk u lejuan. Ka kaluar ajo kohë kur duan të marrin pjesë në miting mësuesit, por ne u themi jo…”, artikuloi Edi Rama çudinë e tij, që nuk u përcoll me ndonjë entuziazëm nga të pranishmit.
Në fakt, mësuesit e shumtë të Kolonjës, nuk humbën ndonjë gjë të madhe, pse nuk morën pjesë në këtë miting.
Sepse Edi Rama, vetëm sulmoi kandidatin rival, apo krerët e PD-së, ndërsa etiketoi “armiq” ata që nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e të dielës.
Për sa i përket Kolonjës, apo edhe mësuesve të Kolonjës, ai nuk premtoi asgjë… DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...