FOTO/ Lezhë, vrasësi i pronares së parukerisë braktiset nga të afërmit

Shares

Alfred Nikolli, i shoqëruar sot në gjykatë

Gjykata e Lezhës la në burg autorin e vrasjes së Etleva Ndokës. Alfred Nikolli u vendos në masë sigurie “arrest në burg”, për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Në gjykatë ai u shoqërua nën masa të rrepta sigurie për shkak të konfliktit tashme midis tri familjeve, ndërsa binte në sy mungesa e të afërmve të tij.
Etelva Nndoka, 28 vjeçe, u qëllua të premten për vdekje, me pistoletë, brenda në sallonin e saj të bukurisë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.
Kur ka ndodhur ngjarja brenda ndodhej edhe një punonjëse, e cila në deklarimet e saj ka identifikuar personin që kreu krimin.
Vetë autori ka pranuar vrasjen për motive të dobëta.
Jo vetëm kaq, por ai për herë të parë shfaqi shenja pendese për krimin e rëndë. Ai tha para gjykatësve se ishte shumë i tronditur.
“Jam shumë i tronditur, nuk mund të flas”,  ishin këto fjalët e tij para trupit gjykues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...