FOTO & DETAJE/ Greqi, ja si u realizua ekzekutimi mafioz i shqiptarit

Shares
rigert dervishi, vogel

Rigert Dervishi

Nisur nga mënyra e ekzekutimit një ditë më parë, të 32-vjeçarit, Rigert Dervishi në lagjen “Keratsini” të Pireut, mediat greke shkruajnë se dy atentatorët kanë qëlluar me gjakftohtësi.
Pista kryesore e hetimit të policisë greke për shqiptarin e vrarë në Greqi është ajo e larjes së hesapeve, mes bandave kriminale.
I riu nga Kuçova ka marrë 10 plumba ndërsa ishte në automjetin e tij.
“E gjithë skema e vrasjes ka qenë e ndërtuar me saktësi, që i ngjan një ekzekutimi mafioz”, shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se policia dhe hetuesit kanë gjetur 10 gëzhoja të kalibrit 9 mm, të cilat janë çuar për analiza balistike.
Gjithashtu hetuesit kanë marrë në pyetje disa dëshmitarë të cilët kanë thënë se autorët u larguan me një automjet tip “Toyota”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...