EMRI/ Durrës, pranga maniakut, ngacmonte një 12-vjeçare dhe tentoi ta merrte në makinë

Shares

Një maniak është prangosur nga policia e Durrësit, pas dyshimeve se ai ngacmonte një minorene, ndërsa ka tentuar ta marrë edhe në automjetin e tij.
Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit bëjnë të ditur se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së këtij qyteti, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Ilir Çullhaj 34 vjeç, banues në Durrës.
Sipas Policisë, Çullhaj, i ka dhënë të miturës me iniciale A. M., 12 vjeçe, banuese në Durrës në një letër ku kishte shkruar numrin e tij të celularit dhe fjalë të turpshme si dhe ka tentuar ta marrë në makinën e tij.
Efektivat e Policisë së Durrësit pas kallëzimit të bërë në polici për rastin konkret kanë kryer veprimet hetimore të menjëhershme dhe kanë finalizuar me arrestimin e autorit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vepra të turpshme”parashikuar në nenin 108  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...