Etleva Ndoka
Vrasja e parukieres 28-vjeçare duket se ka qenë e paramenduar nga ana e autorit të dyshuar të ngjarjes. Të paktën sipas dëshmitarëve, mes tij dhe viktimës nuk ka pasur asnjë debat para se të ndodhte krimi.
Viktima nuk kishte shumë që e kishte hapur dyqanin në atë zonë, ndërsa zakonisht punonte bashkë me kushërirën e saj. Por në momentin që ajo u qëllua për vdekje, kushërira ende nuk kishte shkuar aty dhe 28-vjeçarja ishte e vetme në dyqan.
Banorët e zonës dhe punonjës të bizneseve pranë parukerisë së Etleva Ndokës tregojnë se edhe pse e njihnin prej pak ditësh, kishin krijuar respekt për të, pasi u dukej vajzë e urtë dhe që shihte punën e saj.
Alfred Nikolli është futur në parukeri, ka qëlluar dy herë me armë zjarri Etleva Ndokën dhe më pas ka dalë me nxitim nga aty. Jashtë e priste një makinë, ku ai ka hipur dhe është larguar me shpejtësi drejt daljes së qytetit të Lezhës, për t’u arrestuar më vonë rrugës për në Mirditë.
Një prej dëshmitarëve, që punon në një prej bizneseve pranë parukerisë së Etleva Ndokës, thotë se autorin nuk e ka parë kur është futur në dyqan, por vetëm kur ka dalë.
“Nuk e pashë kur hyri brenda, sepse nuk e kisha mendjen që të fiksoja kush hyri aty. Pasi dëgjova krismat, dy krisma, dola te dera që të shihja çfarë ndodhi. Në atë moment pashë një person me pistoletë në dorë që doli nga parukeria e Evës. Ai u fut me shpejtësi në një makinë që ishte e ndaluar në anë të rrugës dhe makina iku me shpejtësi në anën e poshtme të rrugës, prej ku del nga qyteti”, tregon një nga dëshmitarët.
Alfred Nikolli
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













