DETAJE/ Ja si ra në kurth ushtari maniak i Mimit, që kërcënonte kolegen për seks

Shares

Gersian Dumi në momentin arrestimit

Zbardhen detaje nga arrestimi i pjesëtarit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pasi prej kohësh shantazhonte një kolegen e tij, E. K., se do t’i publikonte një video intime.
Arrestimi u krye pas një hetimi disajavor ndaj efektivit të Ushtrisë, Gersian Dumi, banues në Sauk, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një kolege të tij.
Ai kishte hapur një adresë false në “Facebook” për të mos u identifikuar dhe kishte bërë ftesë për miqësi me kolegen me iniciale E. K. Më pas, ai ka biseduar disa herë me të dëmtuarën, të cilës i ka bërë edhe komplimente të ndryshme dhe në fund i ka kërkuar të takoheshin e të krijonin një raport seksual.
Pas kundërshtimit të koleges, kërkesat e tij ndaj të dëmtuarës kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë arritur deri te kërcënimet.
Si mjet për të kërcënuar kolegen me iniciale E. K., mësohet se autori i ngjarjes ka përdorur pretendimin se kishte në zotërim një video intime të saj, të cilën do ta bënte publike, nëse ushtarakja nuk pranonte lidhjen me kolegun dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
E ndodhur nën kërcënimet e ushtarit profesionist, shtetasja me iniciale E. K., ka shkuar në Polici dhe ka bërë kallëzim penal. Sektori i Hetimit të Krimeve Kompjuterike ka kryer procedurat e para të hetimit dhe në koordinim me policinë, ushtarja profesioniste ka lënë takim me kolegun.
Burimet zyrtare thanë se 23-vjeçari, Gersian Dumi, ka rënë në pranga pikërisht në zonën e Vilave Gjermane, ku kishte lënë të takohej me kolegen për të shkuar në hotel, por që u përball me efektivat e policisë, që i vunë prangat dhe e shoqëruan në ambientet e izolimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...