Bruksel, Rama bojkotohet nga gjysma e ministrave të Jashtëm të BE-së

Shares

Përfundoi në Bruksel mëngjesi i punës me vendet anëtare, iniciuar nga grupi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e BE-së dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel.
Në këtë takim ra në sy bojkoti i pothuajse gjysmës së ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së, që i bënë këtij takimi. Nga 27 ministra, vetëm 15 ishin në sallën e takimit.
Kjo duket se nuk ka përbërë problem për kryeministrin Edi Rama, i cili e ka lexuar si “mbështetje” edhe mungesën e gjysmës së ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së.
Por, ndërsa në rrjetet sociale, Rama ka folur me optimizëm për konfirmim “vullneti i vendeve anëtare për mbështetjen e rekomandimit pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ai nuk ka mundur të japë një afat të mundshëm brenda vitit 2017, për çeljen e këtyre negociatave.
I pyetur pas takimit, për mundësinë e çeljes së negociatave vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama i ka bërë bisht përgjigjes.
“Negociata janë hapur ndërkohë, që në momentin që është dhënë rekomandimi pozitiv. Procesi ka nisur, mjafton që kemi marrë rekomandim pozitiv”, u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...