Vrau shokun për një makinë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori

Shares

Është arrestuar pas 10 orësh nga ngjarja e ndodhur në Vlorë vrasësi i i Fabion Veizaj. 23-vjeçari Marjo Ribaj, i dyshuar kryesor për vrasjen, u vu në pranga në vendin e quajtur “Qafa e Halimit”  të fshatit Vranisht të Vlorës. Mendohet se shkak për konfliktin mes dy të rinjve nga qenë një makinë të cilën autori ia kishte shitur viktimës, ku ky i fundit ishte ankuar për defekt të saj duke kërkuar kthimin  parave. Pas debatit mes tyre, konflikti përfundoi me vrasjen e Fabion Veizaj nga shoku i tij Marjo Ribaj.
Policia ka arrestuar gjithashtu si bashkëpunëtor në krim 28-vjeçarin Endri Pango,  banues në Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...