VIDEO/Dasara Malltezi, deklaron nëse do merret me politikë

VIDEO/Dasara Malltezi, deklaron nëse do merret me politikë

285
0
Shares

Dasara Malltezi, e njohur si “supermbesa” e ish-Kryeministrit Berisha ka folur për projektet e veta përfshi dhe revistën e saj online “Utopian Magazine”.

Ajo ka qenë e ftuar këtë të premte në “Oktapod” në Vizion Plus.

Pyetjes nëse do e votonte Sali Berishën nëse nuk do e njihte, ajo përgjigjet: “Nëse nuk do ta njihja Sali Berishën, varet sa të ulëta mi ofron taksat”.

dasara3

Ajo ka folur edhe për sulmin e vazhdueshëm që ka marrë nga media duke e ka quajtur si formë që njerëz të ndryshëm kanë përdorur për të sulmuar Sali Berishën. Dasara ka treguar edhe reagimin që pati gjyshi i saj kur pa që kishte ndryshuar modelin e flokëve dhe kishte vënë pirsing në hundë.

“Kur bëra restat (model flokësh), gjyshi i pa edhe më tha, janë bërë flokët si cerdhe zogjsh. Po ashtu edhe kur më pa pirsing, vetëm qeshi”.

Turi e ka pyetur edhe për raportin që ka me Armina Mevlanin, partneren e dajës së saj, dhe se a ishte dakord me këtë lidhje, ajo tregon se nuk ka rëndësi mendimi i saj por lumturia e dajës.

E pyetur nëse do të merret me politikë ajo shprehet se nuk e mendon veten në politikë, sepse sipas saj, pushteti me kalimin e kohës të korrupton, citon panorama.

Ndërkohë sa i takon jetës së saj private, Dasara ka treguar se nuk ka një të dashur sepse tani ka kohën për të punuar fort dhe për t’u bërë dikush.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY