PRANGOSET/Një vjedhje që nuk do të shkonte në mendje

Shares

Policia e Tiranës ia doli të arrestonte një hajdut që vidhte pavarësisht se për mallrat e vjedhura nënshkruante kontrata.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Hapura, në Komisariatin e Policisë Nr.3, kanë finalizuar me sukses Operacionin “Rent Car”, ku është bërë i mundur arrestimi i shtetasit:

Bujar Gega, 57 vjeç, banues në Korçë, i proceduar më parë për veprat penale të “Vjedhjes dhe Mashtrimit”.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi ka mashtruar duke marrë makina me qera dhe duke mos i kthyer ato sipas kushteve dhe afateve të kontratave.

Më konkretisht:

– Më datë 25.08.2016, shtetasi I. S., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 05.09.2016, shtetasi A. T., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Volksëagen, të cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 16.07.2016, në Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasi A. R., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjetet e marra, konkretisht:

1. Automjeti i markës Citrown, me targa AA 780 OC;

2. Automjeti i markës Volkswagen, me targa AA192 IV;

3. Automjeti i markës Skoda, me targa AA 598 MC.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ,për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...