PËRPLASJA/ Doganieri kërcënon me armë, policia arreston 4 tregtarët

Shares

Janë vënë në pranga katër tregtarë  të duhanit të cilët u përplasën ditën e djeshme me doganierët e Shkodrës. Policia ka vënë në pranga 30 vjeçarin Arjan Halili, 39 vjeçarin Astrit Muçaj, shtetasin Marjan Palalej 34 vjeç dhe 24 vjeçarin Denis Zefi.
Sipas policisë, pas një kontrolli në tregun “Rus” të Shkodrës, tregtarët e duhanit kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e anti-kontrabandës.
Paraditen e djeshme, shefi i krimit ekonomik në Shkodër ka kërcënuar me pistoletë tregtarët e duhanit, të cilët të irrituar kanë reaguar në mënyrë të dhunshme duke qëlluar me pako duhani dhe sende të tjera.
Prokuroria po vijon me verifikimin e sjelljes së punonjësve të policisë për “ shpërdorim të detyrës”, të cilën nxorrën armën drejt tregtarëve. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...