Më poshtë është lista e rrugëve që janë kthyer në të rrezikshme për shkak të motit. Në disa raste ka përmbytje dhe në raste të tjera ka rrëshqitje dheu e gurësh.
Por për shkak të mjegullës nuk ka as fushëpamje nga makina.
SITUATA
Superstrada Tirane – Durres nuk ka patur probleme per qarkullimin.
Ne segmentin rrugor Lanabregas – Uzina Traktori, ka prani te ujit në rrugë. Firma po punon për zhbllokimin e rrugës.Nuk ka problem për qarkullimin në këtë segment.
Në zonën e Shkëmbit te Kavajes, ka prani të ujit në rruge. Kontraktori po punon me mjete dhe forca për largimin e ujit me anë të pompave.
Nuk raportohen probleme në të gjitha akset e këtij qarku.
Në aksin Elbasan – Qafe Thane, nuk ka probleme për qarkullimin.
Në aksin Qafa e Dushkut – Kuç, është dëmtuar Ura që lidh Lepenicen me Brataj, nga prurjet e lumit. Kalimi është devijuar deri në ndërtimin e një ure të re.
Në aksin Kukes – Qafe Shllak, ku ka patur nje shëmbje të rruges, kalimi kryhet vetem për mjetet e vogla dhe furgonat. Firma kontraktore po punon per mbajtjen nen kontroll te situates.
Ne aksin Krume – Qafe Prush, në Vlane, ka një shembje në gjatësi rreth 50 ml, rruga është një kalimshme. Pjesa tjetër e aksit nuk ka probleme për qarkullimin.
Ne aksin Shkodër – Qafë Qele, ku ka shembje të trupit te rruges ka probleme me qarkullimin.
Te Harku i Berdicës, situata është normalizuar, qarkullimi kryhet normalisht.
Në aksin Qafe Mali – Fierzë, ka patur rënie guresh e dherash, të cilat po pastrohen nga kontraktori.
Në aksin B. Curri – Valbone, prurjet e shumta kanë gërryer nje pjesë te rrugës. Në vend ka prani te mjeteve dhe fuqi punetore të shtuar të cilët bëjnë pastrimin e aksit nga renia e herë pas hershme e gurëve dhe dherave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












