DETAJE/ Si u kap autori dhe bashkëpunëtori, zbardhet e plotë ngjarja e Vlorës

Shares

Mbrëmjen e djeshme, Policia arreston në flagrancë autorin e krimit, shtetasin
Marjo Ribaj, 23 vjeç, banues në Vlorë, si dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasin Endri Pango, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 11.11.2016, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë hetimore operacionale, Policia e Vlorës ka bërë të mundur lokalizimin e autorit të krimit dhe pas disa orë ndjekjesh në zonat përreth, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut, u bë e mundur kapja e tij dhe të shokut të tij për përkrahje në kryerjen e krimit.

6
Këta dy shtetas janë kapur nga Policia në dalje të fshatit Vranisht, duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat-Punto” me targë AL 892 VS (në pronësi të Marjos), të cilët në tentativë për t’iu shpëtuar shërbimeve të policisë janë rrethuar në mënyrë të menjëhershme pranë vendit të quajtur “Qafa e Halimit” duke u arrestuar në flagrancë.Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të shitblerjes së një automjeti në muajin Gusht të 2016-ës.

5
Policia sekuestroi armën e krimit “Automatik model 56”, 2 krëhëra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i kishte fshehur në mes të pyllit rreth 300 m larg banesës së tij.

4
Gjithashtu, Policia bën me dije se këta persona janë të dy me precedent penal të mëparshëm; M.Ribaj i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe E.Pango, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”.

majtas autori, djathtas viktima
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese kundrejt 2 ose më shumë personave” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të dy shtetasve.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...