Berisha ka një koment për sondazhin që bën Kryeministër Bashën

Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sondazhin e zhvilluar dje në JOQ duke konsideruara rezultatet e tij si nekrologjia politike e Edi Ramës.

“Te dashur miq, ky votim online i portalit JOQ deshmon se Edi Rama ka marre fund. Rezultatet e tij jane si te thuash dhe nekrologjia politike e Edvinit. Ne votimin per kryeministrin e ardhshem, per Bashen votojne 3 here me shume shqiptare se sa per Ramen apo 18.503 qytetare kundrejt vetem 6629 qytetare qe votojne per Ramen”, komenton Berisha.

JOQ është një portal që transmeton lajme të përditshmërisë së mijërave qytetarëve që nuk japin konferenca shtypi apo marrin vendime. Ka mbi një milion fansa në rrjetet sociale dhe është e pamundur që një masë e tillë të menaxhohet në mënyrë të njëanshme përmes votimit të drejtëpërdrejtë në Facebook, ndryshe nga portale të tjera që kanë filtra të administrimit në raste të tilla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...