Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate për situatën e përmbytjeve.
Fillimisht ka qenë nënkryetari i PD-së Edmond Spaho i cili përkundër pretendimeve të qeverisë, bëri jë panoramë të situatës emergjente të krijuar nga shirat e ditëve të fundit.
Pas Spahos ka ndërhyrë ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri.
Sipas ministrit, panorama është krejt tjetër dhe se do të kishte ndodhur më keq, në qoftë se qeveria nuk do të kshte ndërmarrë disa reforma.
Sërish ka ndërhyrë Edmond Spaho.
“Ti më kujton një reklamë të vjetër për gramafona. Sipas kësaj reklame jepej një gramafon dhe poshtë tij një qen i vogël, me diciturën ‘zëri i padronit të vet. Ti je qeni i padronit tënd”, ju drejtua Spaho Gjiknurit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












