NDESHJA ME IZRAELIN/Policia ben “shtetrrethim” në Tiranë

Shares

Policia ka marrë masa të jashtëzakonshme për të siguruar Kombëtaren e Izraelit në Tiranë.

Gjatë kohës që autobusi me lojtarët izraelit do të mbërrijë nga Rinasi në Tiranë, do të bllokohet disa rrugë për rreth një orë.

Nga ora 17:30 deri 18:30 do të ketë bllokim të rrugëve duke filluar nga: Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”.

Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në rrugën “28 Nëntori” dhe rrugën “Amdi Toptani”. Autobusi i kombëtares së Izraelit do të shoqërohet nën masa të forta sigurie pasi ka dyshime për sulme të mundshme terroriste.

Nderkaq hotel Plaza eshte rrethuar nga forca special te policies ndersa qarkullimi rreth e rrotull tij eshte mjaft I kufizuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...