Një ish-zyrtar i lartë i politikës dhe botues i librave të Trump në Shqipëri, Koco Kokëdhima, ndërsa ka komentuar zgjedhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë thotë se ai mund ta shpëtojë vendin nga kthetrat e Soros dhe fondacionit të tij.
“Shpresoj shumë që Z.Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Kjo do të na shpëtojë ne nga ky fondacion që kontrollon zhvillimet politike dhe e mban Shqipërinë nën një sistem pseudodemokratik. Me fitoren e Donald Trumpit, Amerika na jep edhe një herë shembullin e mahnitshëm të demokracisë’, shkruan Kokëdhima duke goditur për herë të parë një ndër donatorët më të fortë të Rilindjes në 20 vitet e fundit.
Por ndërkaq ai është zëri i parë nga e majta shqiptare që i sulet fondacionit Soros.
“Mjaft më duke mbushur parlamentin dhe qeveritë me njerëz që populli nuk i do dhe nuk i voton. Mjaft më me sistemin e kompromentuar të numërimit të votave. Duhet të vendosim sistemin e votimit dhe të numërimit elektronik në zgjedhje. Nuk mundet që populli të vazhdojë të durojë krimet elektorale të kësaj klase politike të diskredituar. Duhet patjetër që deputetët e listës së partive politike të zgjidhen nga anëtarësitë me parimin “një anëtar, një votë”. Nuk mund të vazhdojnë të mbushen grupet parlamentare me njerëz që në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët”, ka komentuar ai më tej.
Të mësojmë nga populli amerikan, nga demokracia amerikane dhe nga presidenti Donald Trump!
Kokëdhima ka përkthyer dhe botuar dy libra të tij në gjuhën shqipe në 2005 dhe 2007 me botimet Max, megjithëse me natyrën e biznesit të Kokëdhimës, vështirë të ketë të blerë të drejtat e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












